Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident me pasojë vdekjen në Krujë

Aksident me pasojë vdekjen në Krujë
November 25
10:48 2016

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në afërsi të Krujës.

Policia lokale bëri me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë-Krujë-Krujë, kur automjeti BMW x5 me targa AA 090 GU, i drejtuar nga shtetasi Lulëzim Kane, ka aksidentuar për vdekje një 54-vjeçar me inicialet Q.P.

Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin e automjetit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes deri në zbardhjen e plotë të saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje