Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident me 6 të plagosur në Gjirokastër, mes tyre 2 të mitur

Aksident me 6 të plagosur në Gjirokastër, mes tyre 2 të mitur
July 15
12:06 2019

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kakavijë-Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Derviçanit, ku të plagosur kanë mbetur 6 persona, më saktësisht dy fëmijë, dy gra dhe dy burra.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me këtë aksident minutat e fundit, nga të cilat mesohohet se të miturit kanë qenë të moshës 5 dhe 7 vjeç. Ndërkohë, emrat e personave të plagosur janë: Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja, K. T. (7 -vjeç) dhe A. T. (3-vjeç).

Dy makinat të përfshira në aksident, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe siç shihet nga pamjet e siguruara nga “Balkanweb”, mjeti i tipit “Fuoristradë” ka përfunduar jashtë rrugës, duke u shkatërruar plotësisht. Të plagosurit ndodhen në renimacion me fraktura të rënda. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje