Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident me 4 të plagosur në Bulqizë, arrestohet shoferi pa patentë

Aksident me 4 të plagosur në Bulqizë, arrestohet shoferi pa patentë
October 16
11:35 2016

Nga Anduena Llabani

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur në masën 0.62 mlg/l, si dhe pa leje drejtimi, shkaktoi aksident rrugor ku mbetën të plagosur 4 shtetas.

Arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve të para, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Elton Tafçiu, 29 vjeç, banues në fshatin Kllupçisht, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi me datën 15.10.2016, rreth orës 16.30 në vendin e quajtur “3 çezmat”, në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, automjeti furgon me targa AA 925 FO. me drejtues shtetasin M.H 44 vjeç, që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi është përplasur me automjetin “Peugeot”, me targa AA714 MU, me drejtues Elton Tafçiu, që lëvizte nga Peshkopia për në Tiranë.

Si pasojë u dëmtuan 4 pasagjerët që ndodheshin në furgon, ku 2 prej tyre në gjendje të rëndë dhe u transportuan me helikopter drejt Tiranës, si dhe dy te tjerë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit Elton Tafçiut, iu bë testi i alkoolit me aparatin “Drager”, ku ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 0.62 Mg/L.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit shtetasi Elton Tafçiu nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Tafçiu për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga Nenet 290/2, 291 të Kodit Penal.

Komento
Shperndaje