Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i trefishtë në Lezhë, 4 persona në gjendje të rëndë

Aksident i trefishtë në Lezhë, 4 persona në gjendje të rëndë
August 22
08:18 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Balldre të Lezhës.

Raportohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur rëndë të paktën katër persona. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, por pritet që policia të nisë hetimet.

Ndërkohë, të aksidentuar janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë. Deri tani as identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, megjithatë në orët në vazhdim pritet një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen. /Blitz.al/
Burimi:Balkanweb
Komento
Shperndaje