Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Tiranë, shuhet familja me 4 anëtarë

Aksident i rëndë në Tiranë, shuhet familja me 4 anëtarë
June 16
08:29 2019

Një aksident tragjik ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Një maknë ku udhëtonte një familje me katër anëtarë dhe një i afërm i tyre, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të rrethrotullimit të TEG.

Për pasojë raportohet të kenë humbur jetën katër anëtarë të familjes Biba. Babai, nëna dhe vajza, gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që vajza tjetër humbi jetën pak minuta më pas në spital. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, me incialet A.A, i afërm i familjes.

Sipas Balkanweb, anëtarët e familjes Biba kishin qenë duke festuar një festë ditëlindje në një lokal në Elbasan. Pas festës, atyre i duhej të ktheheshin në shtëpinë e tyre në Tiranë, por rrugës fatkeqësisht janë përfshirë në këtë aksident të rëndë. Nga informacionet paraprake thuhet se i afërmi i tyre, i cili drejtonte mjetin, ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. I riu gjendet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Informacioni i plotë i Policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. ” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje