Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Sukth, humbin jetën katër të rinj

Aksident i rëndë në Sukth, humbin jetën katër të rinj
October 13
09:37 2016

 

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit. Si pasojë, kanë mbetur të vdekur katër të rinj.

Mësohet se automjeti tip “Benz” me targa AA979GV, që drejtohej nga shtetasi Dashnor Deliallisi, me banim në Durrës, është përplasur me një tjetër mjet që vinte nga Tirana. Në mjetin tjetër me targa AA694IL ndodheshin tri femra.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur drejtuesit e dy mjeteve dhe dy pasagjeret e mjetit me targa AA694IL. Policia bën me dije se ndër viktimat janë drejtuesja e mjetit, Greta Sherifi, 23 vjeçe dhe pasagjeret e identifikuara si Izabela Gega, 33 vjeçe, dhe Elona Xhuti.

Për nxjerrjen e trupave të pajetë është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Nga hetimet e deritanishme dyshohet që shkak të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonin dy mjetet dhe mungesa e ndriçimit. /Blitz.al/

aksidenti

Etiketimet
Shperndaje