Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Shkodër, plagosen dy 14-vjeçarët

Aksident i rëndë në Shkodër, plagosen dy 14-vjeçarët
April 02
15:22 2016

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Postribë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri dhe deri tani nuk dihen qartë rrethanat.

Nga informacionet e para thuhet se një motor pa targa ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy adoleshentë që udhëtonin me të, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës. Ata janë identifikuar si K. Gj. 14 vjeç drejtues i mjetit, me pasagjer të miturin tjetër me iniciale R. N., po 14 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj.

Komento
Etiketimet
Shperndaje