Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në SHBA, humbin jetën gjashtë fëmijë

Aksident i rëndë në SHBA, humbin jetën gjashtë fëmijë
November 22
09:58 2016

Një aksident i rëndë ka ndodhur në SHBA, ku 6 fëmijë kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një autobus shkolle ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në Tennesse në SHBA. Brenda në autobus ndodheshin 35 fëmijë të moshës nga 5-10 vjeç. Sipas efektivëve të policisë, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara.

Shoferi Johnthony Walker, 24 vjeç, është arrestuar menjëherë  nga uniformat blu. Pesë prej viktimave kanë ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i vdekur në vend./Blitz.al/

a3

a4

Komento
Shperndaje