Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën e mitura

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën e mitura
September 15
11:39 2019

Një vajzë e mitur ka humbur jetën në një aksident në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur sot gjatë paradites në fshatin Griq.

Sipas “BalkanWeb”, një makinë tip ‘Toyota Yaris’ është përplasur në trafikndarësen e autostradës dhe për pasojë mbeti e plagosur vajza e drejtuesit, e cila ndërroi jetë pak më vonë, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.  Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 10:40, në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.” /Blitz.al/

 

Share