Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Qafë Priskë. Dëmtohen 4 të rinj

Aksident i rëndë në Qafë Priskë. Dëmtohen 4 të rinj
November 27
21:15 2016

Nga Anduena Llabani

Më datë 27.11.2016, ora 19:20, në vijim të paraprakes së dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Qafë Priskë, mjeti tip “Volksvagen”, me targë TR0642P, me drejtues shtetasin J. S, 28 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge, duke rënë në humnerë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po dërgohet në spital me ambulancë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe 3 pasagjerët e mjetit, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën. Terreni ishte vështirë dhe dalja nga mjeti e drejtuesit është bërë me ndërhyrjen e zjarrëfikses. Po kryen veprimet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje