Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Pogradec. Plagosen 8 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë!

Aksident i rëndë në Pogradec. Plagosen 8 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë!
July 11
08:32 2019

Tetë të rinj janë aksidentuar në afërsi të rrugës së ish-minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë, në Pogradec.

Të rinjtë të moshës 30-35 vjeç udhëtonin me një mjet fuoristradë, ndërsa kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga.

BalkanWeb raporton se janë plagosur tetë persona, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Land Rover”.

Dy prej të plagosurve, që janë edhe vëllezër, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës. Të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar nga Kalivaci në drejtim të Pogradecit. Ndërsa dyshohet të ketë ndikuar edhe moti i keq. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje