Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplas një këmbësore

Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplas një këmbësore
July 11
12:41 2018

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas Ballkanweb, një mjet tip Volksëagen ka përplasur për vdekje një këmbësore me inicialet A.j 45 vjeç pranë fshatit Hudënisht. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit

Njoftimi i policisë: 
Më datë 11.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Hudënisht, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Volksëagen” me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J, rreth 45 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje