Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident i rëndë në Lushnjë. Mjeti del nga rruga, humb jetën një grua

Aksident i rëndë në Lushnjë. Mjeti del nga rruga, humb jetën një grua
August 11
08:09 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Lushnje. Një 50-vjeçare ka mbetur e vdekur dhe djali i saj është plagosur nga dalja e një makine nga rruga.

Mësohet nga Ballkanweb se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, kur ka dalë nga rruga dhe ka kaluar bordurën rreth 60 cm, duke thyer një pemë dekorative dhe duke përfunduar në lulishte, ku ishin duke pushuar qytetarët.

Për pasojë, mjeti tip furgon ka zënë poshtë shtetasen Teuta Alickolli, e cila ishte e shoqëruar nga djali i saj.

Kanë qenë qytetarët që kanë ngritur mjetin nga trupi i saj, duke thirrur menjëherë ambulancën, e cila e ka dërguar në spital, por që nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh.

Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./blitz.al/

Share