Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Kavajë, vdesin dy fëmijë, shpëton 1-vjeçari

Aksident i rëndë në Kavajë, vdesin dy fëmijë, shpëton 1-vjeçari
May 07
19:49 2016

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kavajë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur dy fëmijë, ndërsa ka shpëtuar fëmija tjetër 1-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën dytësore Golem-Kavajë, ku makina me targa AA372JG është përplasur me trafikndarësen.

Kanë ndërruar jetë dy fëmijët 5 dhe 3 vjeç, ndërsa drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit bashkë me fëmijën 1-vjeçar që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 07.05.2016, rreth orës 17:20, në rrugën dytësore Golem-Kavajë, mjeti tip “Mercedes Benz”, me targë AA372JG, me drejtuese shtetasen S. N., 24 vjeç, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin, në të cilën ndodheshin 3 fëmijë, është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë ende të paidentifikuar.

Drejtuesja e mjetit me fëmijën E. N., 1 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Etiketimet
Shperndaje