Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Kavajë, makina godet nënën me dy fëmijë

Aksident i rëndë në Kavajë, makina godet nënën me dy fëmijë
May 14
21:59 2019

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku para pak minutash një makinë ka përplasur një nënë dhe dy fëmijët e saj.

Makina e tipi Benz me targa AA616VO, ka goditur nënën dhe fëmijët, të cilët ishin duke ecur anës rruge në trotuar. Shkak për aksidentin është bërë dalja e makinës nga rruga.

Të plagosuirt u transportuan për në spitalin e Durrësit me makina të rastit dhe sipas raportimeve paraprake ka dhe një viktimë nga perplasja fatale. Ndërkohë sipas dëshmitarëve, në makinë kanë qenë tre të rinj dhe makina po levizte me shpejtësi, e për pasojë kanë humbur kontrollin e automjetit. Nga policia ende nuk ka një deklaratë zyrtare. /Blitz.al/

Konfirmohet që një grua 46 vjecare ka ndërruar jetë dhe besohet se është nëna e fëmijëve. Njëra nga vajzat e  familjes është në gjendje shumë të rëndë për jetën. Në morgun e spitalit të Durrësit ka mbërritur dhe një tjetër viktimë, që mendohet se është drejtuesi i mjetit Benz.

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje