Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Itali, shqiptari përplas për vdekje një grua dhe fëmijën 10 vjeç

Aksident i rëndë në Itali, shqiptari përplas për vdekje një grua dhe fëmijën 10 vjeç
July 14
11:52 2016

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave është shënuar mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë. Mësohet se një i ri shqiptar 21 vjeç, nën ndikimin e alkoolit ka përplasur për vdekje një 37-vjeçare dhe një fëmijë 10 vjeç.

“TGcom” shkruan se gruaja nga Puglia dhe i mituri që vdiqën ndodheshin në makinën tjetër të aksidentuar. Kanë mundur t’i shpëtojë vdekjes nëna e 10-vjeçarit dhe dy fëmijët e viktimës. Të mbijetuarit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I riu shqiptar ishte duke udhëtuar nga Brescia për në Verona kur u përplas me mjetin tjetër.

Etiketimet
Shperndaje