Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, plagosen 3 persona!

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, plagosen 3 persona!
April 24
18:28 2018

Pasditen e sotme, në aksin Fushë Krujë-Vorë janë përplasur tre automjete dhe nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Në aksident janë përfshirë dy trailera dhe një makinë e vogël. Mësohet se traileri me targa Kosove ka goditur trailerin me targa shqiptare, më pas traileri me targa shqiptare u përplas me një tjetër automjet.

Si pasojë e aksidentit trafiku në aksin Fushë-Krujë-Vorë ka arritur në rreth 4 km. Të plagosurit janë dërguar drejt Tiranës për ndihmën mjekësore.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burimi: Balkanëeb

 

Komento
Shperndaje