Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Fushë Krujë – Laç, makina merr përpara biçikletën, ndërron jetë 50-vjeçari

Aksident i rëndë në Fushë Krujë – Laç, makina merr përpara biçikletën, ndërron jetë 50-vjeçari
September 05
18:41 2019

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sonte në aksin Fushë Krujë – Laç. Një makinë ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë N.SH., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. mësohet se automjeti që shkaktoi përplasjen ishte i tipit Man, i tonazhit të rëndë.

Policia ka dhënë informacionin paraprak në lidhje me aksidentin fatal, ku thotë:

Më datë  05.09.2019 , në aksin rrugor Fushë Kruje-Laç, në fshatin Luz, një mjet tip MAN, me drejtues S.D.,  ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin N.Sh., rreth 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit, me inicialet S.D. është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” /Blitz.al/

Burimi: Syri.net

 

Komento
Shperndaje