Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Durrës, burrë e grua transportohen me urgjencë në spital

Aksident i rëndë në Durrës, burrë e grua transportohen me urgjencë në spital
December 06
15:51 2017

Një aksident i rënë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës në hyrje të qytetit. Një automjet tip “Audi” ka përplasur një motor ku udhëtonin një burrë dhe një grua.

Sipas Balkanweb “Audi” ka përplasur motorin dhe për shkak të goditjes së fortë burri ka përfunduar pa ndjenja në rrugë, ndërsa gruaja e larë në gjak ishte ende e vetëdijshme por në gjendje shoku. Ambulanca e ka shoqëruar çiftin drejt spitalit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin ndaloi 100 metra më sipër vendgjarjes dhe u kap nga policia. Nuk dihet ende se kush ishte fajtor për aksidentin. Dëshmitarët thanë se gruaja sapo kishte dalë nga puna në Universitetin e Durrësit, ku punonte si sanitare.

/Blitz.al/

Shperndaje