Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Shkopet, rrëzohet furgoni me pasagjerë. Dyshohet për dy viktima

Aksident i rëndë në Shkopet, rrëzohet furgoni me pasagjerë. Dyshohet për dy viktima
April 30
14:27 2016

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mesditën e sotme në Shkopet. Mësohet se një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në Liqenin e Shkopetit. Forcat e policisë dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje, ku nga raportimet e para u fol për tre të plagosur dhe dy viktima.

Burime të policisë bënë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë tunelit të Shkopetit, kryesisht rreth orës 13:30 në rrugën Milot-Burrel, ku një mjet tip “Benz” me targë AA 923 FH  doli  nga rruga. Mësohet se në mjet udhëtonin tre vëllezër dhe kushëriri i tyre banues në Dibër, të cilët po ktheheshin në shtëpi pas përfundimit të punës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një prej vëllezërve Afrim Rexhepi dhe kushëriri Fitim Nelku, ndërsa janë plagosur dy vëllezërit e tjerë.

Etiketimet
Shperndaje