Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Bulqizë, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur

Aksident i rëndë në Bulqizë, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur
August 04
15:29 2016

Një aksident tragjik ka ndodhur  ditën e sotme në Bulqizë pranë kufirit me Maqedoninë, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 shtetas dhe është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe ende nuk dihet një informacion i saktë rreth shkakut të aksidentit.

Në automjetin Opel  me targa AA 791 JY udhëtonin 4 persona, nga të cilët 3 kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për shtetasit A.K., 21 vjeç, banues në fshatin Ostren, E.B., 32 vjeçe, banuese në fshatin Tuçep dhe M.N., 55 vjeç.  Mësohet se shtetasi i plagosur, G.S., 27 vjeç, është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Sipas burimeve, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet për të zbuluar shkakun e përplasjes. /Blitz.al/

Shperndaje