Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Bulqizë, 2 të vdekur

Aksident i rëndë në Bulqizë, 2 të vdekur
November 18
00:00 2016

Një aksident i rëndë me pasojë 2 të vdekur ka ndodhur në Bulqizë mbrëmjen e sotme pasi një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së fshatit Sopot, ku mjeti me targa AA 782 DH, që drejtohej nga shtetasi I.Z, ka rënë në lumin e Bulqizës nga ura që të çon në fshatin Sopot.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Indrit Zeneli, 40 vjeç, nga fshati Sopot Bulqizë.

Në automjet udhëtonin edhe dy shtetas të tjerë; njeri prej tyre, shtetasi R.L., ka mundur të shpëtojë dhe të lajmërojë policinë dhe banorët për ndihmë.

Ndërsa shtetasi Edion Kola, 35 vjeç, banues në Sopot është transportuar me autoambulancë për në spital në gjendje shumë të rëndë, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies nga ura si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje