Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Borsh/ Makina bie në kanal, humb jetën 17-vjeçarja

Aksident i rëndë në Borsh/  Makina bie në kanal, humb jetën 17-vjeçarja
March 15
19:18 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur mbi Shkallë, në Borsh. Balkanweb raporton një aksident në të cilin ka humbur jetën një 17-vjeçare e identifikur si Analuiza Duro.

Mendohet se vajza ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga shtetasi R.Dh., 19 vjeç. Makina tip “Audi” ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal kullues në plazhin e Borshit.

Polica e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen, ndçrsa ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale, drejtuesin e mjetit.

Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Komento
Shperndaje