Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident i rëndë në autostradën Vorë-Tiranë, ndërron jetë 19-vjeçari

Aksident i rëndë në autostradën Vorë-Tiranë, ndërron jetë 19-vjeçari
October 04
08:16 2019

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Vorë-Tiranë. Sipas Policisë sqaron shkak i aksidentit ka qenë lagështira, e cila ka bërë që dy automjete të përplasen me njëri-tjetrin. Përplasje që rezultoi fatale, për shkak dhe të shpejtësisë me të cilën ishin makinat në autostradë.

Informacion paraprak nga Policia:

Në autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jëtë pasagjeri i njërit prej automjeteve, shtetasi K. H. ,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.” /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share