Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë- Durrës, përmbyset makina

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë- Durrës, përmbyset makina
February 13
10:21 2018

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Tiranë Durrës, në afërsi të Sukthit.  Si pasojë e lagështirës dhe shpejtësisë jashtë normave një makinë është përmbysur teksa ka tentuar të manovrojë.

Sipas Ballkanweb, shoferi i automjetit ka mbetur i plagosur, ndërkohë që për shkak të këtij aksidenti është krijuar trafik. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje