Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, humbin jeten 10 persona!

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, humbin jeten 10 persona!
February 13
19:57 2019

Një autobus udhëtarësh u përmbys pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Tetovë-Shkup, duke shkaktuar të paktën 10 viktima, ku mes tyre edhe disa shqiptare si dhe rreth 20 të  plagosur.

Sipas Tv Klan, autobusi është rrokullisur në anë të rrugës, ndërsa ekipet e emergjencave po nxjerrin të plagosurit e mbetur të bllokuar.
Personat e lënduar u dërguan për mjekim në spitalin e Shkupit. Mësohet se disa prej tyre janë në gjendje kritike, si pasojë e plagëve në kokë dhe do t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00. Ende nuk dihen me saktësi shkaqet e tij, por paraprakisht dyshohet se ishte plasja e një gome që çoi në humbjen e kontrollit të autobusit./blitz.al/

Komento
Shperndaje