Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Tiranë, humb jetën një këmbësore

Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Tiranë, humb jetën një këmbësore
August 16
08:47 2019

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur në orën 7:15 në autostradën Lezhë – Tiranë, afër  mbikalimit të Patokut.

Një kalimtare, A.M. 54 vjeçe, ka dashur të kalojë autostradë, por është përplasur nga një makinë Volkswagen që drejtohej nga shtetasi kosovar H.A.. Viktima, banuese në Mirditë,  ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sipas Syri.net, ajo, në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës përmes superstrades. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./blitz.al

Komento
Shperndaje