Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në autostradë, 7 persona humbin jetën dhe shkatërrohen 40 makina

Aksident i rëndë në autostradë, 7 persona humbin jetën dhe shkatërrohen 40 makina
October 09
15:07 2018

Një aksident masiv dhe i rëndë ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish mëngjesin e sotëm. Si pasojë kanë humbur jetën 7 persona ndërsa 35-49 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mbi 40 makina janë shkatërruar dhe disa prej tyre kanë dalë jashtë funksionit.

Policia serbe njoftoi se shkaktar i aksidentit, në të cilin janë përfshirë mbi 40 automjete, është dukshmëria e dobët për shkak të mjegullës së dendur që kishte rënë në mëngjes.

Në aksident, siç njoftojnë mediat nga vendi i ngjarjes, janë djegur dy kamionë. Komunikacioni në autostradën është në ndërprerje, ndërsa në të dy drejtimet janë krijuar kolona kilometërshe.

Të lënduarit, ndër të cilët ka edhe fëmijë, janë transportuar në spitalet e Jagodinës dhe Quprisë. Ndër të lënduarit në spitalin e Jagodinës ka edhe tre shtetas të huaj – nga një grek, polak dhe gjerman.

Ekipet shpëtimtare ia kanë dalë t’i nxjerrin nga makinat të gjithë personat që kishin mbetur të ngujuar në automjetet e tyre.

 

 

Komento
Shperndaje