Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në aksin Shkodër- Velipojë, humb jetën një person dhe plagosen dy të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Shkodër- Velipojë, humb jetën një person dhe plagosen dy të tjerë
June 15
09:34 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Sipas informacioneve të para për Ballkanweb, një automjet me të cilin udhëtonin tre persona ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.

Për shkak të përplasjes së fortë, ka mbetur i vdekur shtetasi Ndue Gjokaj ndërsa identiteti i të plagosurve nuk dihet ende. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave e shkaqeve të aksidentit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje