Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në aksin Cerrik-Gramsh, humb jetën 65-vjeçarja

Aksident i rëndë në aksin Cerrik-Gramsh, humb jetën 65-vjeçarja
December 14
10:25 2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në fshatin Shtëpanjë, ku është përplasur me vdekje një kalimtare 65 vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë A.Xhika, rreth 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 461 EN ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësoren shtetasen F.Xh., 65 vjeçe banuese në fshatin Shtëpanjë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme./Blitz.al/

Shperndaje