Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident fatal në Velipojë, vdes 24-vjeçari

Aksident fatal në Velipojë, vdes 24-vjeçari
May 01
11:48 2016

Në Velipojë një 24-vjeçar i identifikuar, Elsid Leva ka humbur jetën si pasojë e daljes nga rruge me automjetin e tij, nga ku ka rënë në ujrat e hidrovorit në vendin e quajtur “Vilu”.

Kanë qenë forcat policore dhe të zjarrëfikses që kanë arritur në vendngjarje dhe e kanë nxjerrë drejtuesin e automjetit në ujrat e hidrovorit dhe e kanë dërguar menjëherë në spital ku ky I fundit ka gjetur vdekjen. Në automjet kanë qenë dhe dy persona të tjerë, një prej të cilëve ka pësuar plagë ndërsa tjetri gëzon shëndet të plotë.

Nga burime paraprake mësohet se të rinjtë kanë qenë duke festuar në një local aty pranë ndërkohë që po punohet ende për të zbardhur shkakun e aksidentit.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje