Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident automobilistik në Burrel, 7 të plagosur

Aksident automobilistik në Burrel, 7 të plagosur
August 19
16:43 2016

Një aksident automobilistik është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Lisë, ku një furgon është përplasur me një automjet.

Për pasojë, shtatë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje