Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident ajror me 5 viktima në Maltë, nuk janë anëtarë të FRONTEX-it

Aksident ajror me 5 viktima në Maltë, nuk janë anëtarë të FRONTEX-it
October 24
13:10 2016

Pesë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti ajror në aeroportin e Maltës. Një avion i vogël u rrëzua rreth orës 07:30, pak minuta pasi ishte ngritur nga pista e aeroportit Luqa për të fluturuar drejt Libisë.

Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Maltës dhanë një deklaratë ku konfirmuan vdekjen e pesë personave dhe bënë me dije se aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri në një vendim të mëtejshëm.

Fillimisht u raportua se brenda avionit gjendeshin edhe anëtarë të stafit të Agjencisë Kufitare të Bashkimit Europian, FRONTEX, por këto raportime u mohuan më pas.

Aeroporti Ndërkombëtar i Maltës është përdorur vazhdimisht për fluturime në Libi për shkak të afërsisë së saj, me qëllim mbikëqyrjen doganore për të gjetur dhe goditur rrugët e trafikut të paligjshëm të njerëzve dhe drogës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje