Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raporti i AEM: Cilësia e plazheve për 2015-n, dukshëm më e mirë se vitet e tjera

Raporti i AEM: Cilësia e plazheve për 2015-n, dukshëm më e mirë se vitet e tjera
June 01
14:19 2016

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, ka raportuar rezultatet mbi cilësinë e ujërave të plazheve. Ai tha se për vitin 2015 janë monitoruar 78 pika në plazhe nga të cilat rezultuan 53 pika me cilësi të shkëlqyer, 12 pika me cilësi shumë të mirë, 5 pika me cilësi të mjaftueshme dhe 8 pika me cilësi të varfër, raportim ky i referuar në Agjencinë Evropiane të Mjedisit (AEM).

Referuar raportit të AEM të publikuar më 25 Maj, ai sqaroi se publikimi i përkon të dhënave të 2015-s por rezultatet e raportit bazohen në mesataren e 4 viteve monitorimi, pra nga 2012-a deri në vitin 2015.

“Klasifikimi i kryer nga Agjencia Evropiane e Mjedisit nuk reflekton përmirësimin e cilësisë  së ujërave të larjes nga viti 2014 në 2015.” referuar kjo edhe ndryshimit të metodologjisë që për herë të parë përdoret në këtë raport. Nëse cilësia e ujërave të larjes do të klasifikohej bazuar mbi rregullat e mëparshme, sikurse është bërë ky klasifikim në 2013 apo 2014, klasifikimi do të rezultonte:

74.4% –  me cilësi të shkëlqyer

25.6% –  me cilësi të mirë ose të mjaftueshme.

31 stacione monitorimi të ujërave të larjes janë klasifikuar si cilësi e dobët për arsye të përpunimit 4 -vjeçar të të dhënave (si pasojë e klasifikimit te ri – aplikuar për herë të parë nga AEM).” bëhet me dije në shënimin e Agjencisë Evropiane të Mjedisit, e cila thekson se rezultatet e monitorimit mikrobiologjik të cilësisë së plazheve në Shqipëri, për vitin 2015 janë dukshëm më mirë se vitet e tjera.

Etiketimet
Shperndaje