Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

AKIP i dërgon letër presidentit Nishani

AKIP i dërgon letër presidentit Nishani
September 27
14:00 2016

Nga Anduena Llabani

Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave i kërkuan të martën presidentit Nishani të mos e dekretojë ligjin e sapomiratuar në Kuvend që i hap rrugë, sipas kësaj aleance, importit të mbetjeve nga vende të huaja në territorin e Shqipërisë.

11 firmëtarë i kanë parashtruar kryetarit të shtetit argumentet e tyre se pse ligji i miratuar të enjten e shkuar në kuvend do të rëndojë edhe më tej situatën në fushën e mjedisit në Shqipëri.

Aleanca kundër importit të mbetjeve i vë në dukje presidentit se ligji u miratua në mënyrë të përshpejtuar, në mungesë të plotë transparence dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare me të cilat Shqipëria është palë.

Për këtë arsye, thuhet në letrën e AKIP: Ju drejtohemi juve, si simbol i mbrojtjes së interesave kombëtare dhe konform kompetencave kushtetuese që ju ushtroni, të mos dekretoni këto ndryshime dhe të verifikoni procedurat joligjore që janë ndjekur.

Përfaqësuesit e AKIP i kërkojnë presidentit me këtë letër publike edhe një konsultim publik për këtë çështje kaq të ndjeshme ditët e fundit në Shqipëri./Blitz.al/

Komento
Shperndaje