Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

AK çel fushatën për “shtet me duar të pastra”, Spahiu – Ramës: Fatkeqësi je ti, jo Trump-i!

AK çel fushatën për “shtet me duar të pastra”, Spahiu – Ramës: Fatkeqësi je ti, jo Trump-i!
April 24
10:57 2016

Aleanca Kuqezi çeli ditën e sotme fushatën për “shtet me duar të pastra”, së cilës iu bashkuan 200 juristë. Në fjalën e tij, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, sulmoi Ramën për akuzat e këtij të fundit ndaj kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump. Spahiu i kërkoi ndjesë SHBA-ve për fyerjet e kryeministrit Rama dhe i bëri thirrje manjatit Trump të investojë në Shqipëri. Teksa foli për garën presidenciale, kreu i AK-së tha se të paktën në SHBA bëhet garë dhe votat numërohen.

“Pavarësisht nëse fiton Klinton ose Trump, atje fitojnë qytetarët; pavarësisht se cili është rezultati përfundimtar, atje fiton e drejta e votës. Ndërsa këtu, populli voton dhe “trapi” i Tiranës numëron”, – tha ai.

Kreshnik Spahiu u bëri thirrje shqiptarëve që të zgjohen pasi Shqipëria është në rrezik.

“1 milion shqiptarë ju votuan dhe nënshkruan kontratën me ju që t’u hapni 300 mijë vende pune, mund të na e thoni se ku janë, te vilat dhe sarajet tuaja? Ku janë investimet e huaja? Sot nuk numërojmë dot një biznes amerikan të ketë hyrë në Shqipëri. Ku janë bizneset europiane? Askush nuk afrohet në Shqipëri. Është rritur 60% papunësia. Kjo qeveri çdo ditë zhgënjen shqiptarët. Ku janë premtimet e tyre? Kjo është Shqipëria që i largon shqiptarët. Ne duhet t’i largojmë këta që i kanë larë duart me gjak. Vendi ka nevojë për një shtet me duar të pastra”,- tha Spahiu.

Komento
Etiketimet
Shperndaje