Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Airlines” fiton të drejtën t’i peshojë pasagjerët para se të hipin në bord

“Airlines” fiton të drejtën t’i peshojë pasagjerët para se të hipin në bord
October 23
12:23 2016

Kompania “Airlanes” ka fituar të drejtën për të peshuar të gjithë personat përpara se të hipin në bordin e avionit.

Më herët shumë persona janë ankuar në Departamentin e Transportit në SHBA në lidhje me “Airlines Havai” pasi u kishte kërkuar udhëtarëve të hipnin në peshore së bashku me bagazhet e tyre. Si përfundim, departamenti ka vendosur në favor të kompanisë. Më herët këtë vit, “Airlines” i ndaloi njerëzit të uleshin në vendet e tyre duke i shpërndarë në vende të tjera për të balancuar peshën e avionit. Sipas tyre, kjo parandalonte rrëzimin e avionit në ulje.

Shumë nga shtetasit që u ankuan e quajtën një diskriminim racor këtë veprim pasi u aplikua vetëm kur bëhej fluturimi Honolulu -Pago Pago, në të cilin shumica e pasagjerëve ishin me prejardhje samoane, një vend ku shumë njerëz janë obezë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje