Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Afganistan, 80 të vdekur dhe 350 të plagosur nga shpërthimi i një bombe

Afganistan, 80 të vdekur dhe 350 të plagosur nga shpërthimi i një bombe
May 31
10:43 2017

Një bombë e fuqishme, e vendosur në një automjet, ka shpërthyer në një zonë diplomatike në Kabul të Afganistanit duke lënë të vdekur 80 persona dhe plagosur 350 të tjerë.

Bëhet me dije se shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Bomba shpërtheu pranë ambasadës gjermane dhe viktimat e shkaktuara nga sulmi bëhet me dije se janë afganë.

BBC shkruan se shpërthimi ishte aq i fortë sa shkatërroi dyer dhe dritare në disa prej ndërtesave qindra metra më tej.

Talebanët kanë mohuar të kenë përgjegjësi për sulmin, ndërsa shteti islamik ISIS ende nuk ka folur.

Imazhet e fiksuara nga vendngjarja kanë treguar dhjetëra njerëz të plagosur si dhe mbi 50 automjete që digjeshin.

Deri tani nuk dihet ekzaktësisht kush ka qenë objektivi i këtij sulmi, por fakti se është kryer pranë selive diplomatike lë dyshime se ka pasur si synim të shkaktonte sa më shumë dëme në jetë apo objekte te selitë ndërkombëtare. /Blitz.al/

Shperndaje