Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Afganistan – 55-vjeçari martohet me një 6-vjeçare! E blen në këmbim të një… dhie!

Afganistan – 55-vjeçari martohet me një 6-vjeçare! E blen në këmbim të një… dhie!
August 06
10:40 2016

Në Afganistan, një vajzë 6-vjeçare është detyruar të martohet me një burrë 55 vjeç, pasi i ati e shiti atë në këmbim të një dhie.

Pas këtij veprimi, si 55-vjeçari Seyed Abdolkarim, edhe babai i vajzës, u arrestuan, pasi një i afërm shfaqi shqetësimin për martesën.

Sipas dëshmisë së babait të 6-vjeçares, i cili krahas dhisë mori në këmbim edhe oriz, çaj, sheqer e vaj gatimi, ata ishin të dëshpëruar për ushqim e duke shitur të bijën do të kishin një person më pak për të ushqyer.

Ai shtoi gjithashtu se burri i fëmijës i ishte betuar se nuk do të kryente marrëdhënie me të pa mbushur 18 vjeç.

Flitet se pas dasmës, Abdolkarim e dërgoi vajzën te shtëpia e disa të afërmve të tij në provincën Ghor, duke e prezantuar atë si të bijën, edhe pse persona të tjerë kanë ngritur alarmin se ai e ka zhveshur 6-vjeçaren gjatë natës. /Blitz.al/

Shperndaje