Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adoleshentja vret veten në sy të familjes

Adoleshentja vret veten në sy të familjes
December 02
10:31 2016

Një adoleshente amerikane, e cila prej kohësh ndihej e diskriminuar dhe e dhunuar verbalisht nga bashkëmoshatarët e saj, ka vrarë veten në sy të familjes.

Mësohet se 18-vjeçarja Brandy Vela ka vendosur armën në gjoksin e saj dhe e ka shkrepur atë.

Shkak është bërë bullizmi i vazhdueshëm i njerëzve të tjerë për peshën e saj.

“Kishte nga ata që hapnin adresa false Facebook-u për t’i shkruar fjalë të papërshtatshme e për ta tallur për peshën e saj.

“Ju dua shumë! Më vjen keq për gjithçka!”- kishte shkruar Brandy në një letër që familjarët e saj e gjetën në dhomën e gjumit.

Kjo nuk është hera e parë që adoleshentët kryejnë akte vetëvrasjeje për shkak të talljeve që bëhen ndaj tyre.

Edhe në Shqipëri ka pasur shumë raste të raportimit të problemeve të kësaj natyre, që kanë përfunduar edhe tragjikisht. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje