Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adnan Jonuzaj mohon përsëri origjinën shqiptare, këtë herë para syve të botës  

Adnan Jonuzaj mohon përsëri origjinën shqiptare, këtë herë para syve të botës  
June 18
19:25 2018

Nuk është hera e parë që futbollisti me origjinë shqiptare Adnan Jonuzaj i cili luan edhe me kombëtaren e Belgjikës  mohon origjinën e tij. Ai në një konferencë për shtyp para ndeshjes së parë së Belgjikës në botëror përballë Panamasë tha se ka lindur në Belgjikë dhe është belg.

Ish lojtari i Manchester United  e ka mohuar origjinën shqiptare edhe pse nga mediat është prezantuar si futbollisti me origjinë nga Kosova.

“Unë kam lindur në Belgjikë dhe jam belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje”,- ka thënë ai .

Sipas “Express” Jonuzaj ka refuzuar disa ftesa për tu bashkuar me kombëtaren e Kosovës po nuk ka pranuar e mesa duket tani ka arritur deri aty sa mos ta pranojë origjinën e tij.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje