Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Acari në Europë, 20 viktima

Acari në Europë, 20 viktima
January 09
11:37 2017

Moti i keq që ka përfshirë Europën ditët e fundit ka shkaktuar 20 të vdekur përgjatë kontinentit të vjetër.

Të paktën 10 prej tyre kanë vdekur në Poloni dhe disa të tjerë në Rusi, ku temperaturat kanë shkuar në -30 gradë.

Edhe në Greqi moti i keq ka shkaktuar viktima. 3 persona kanë humbur jetën në disa zona të vendit fqinj.

Një 58-vjeçar vdiq ndërsa po punonte me borëpastruesen e bashkisë në aksion rrugor; në Nafpaktia, një 77-vjeçar që kishte humbur dhe u gjet i gjallë ndërroi jetë pak më vonë për shkak të hipotermisë; viktima e tretë është një grua e moshuar në Komotini, që kishte ndezur mangallin me qymyr për t’u ngrohur.

Temperatura më e ulët është regjistruar në Follorinë, – 23 gradë Celsius.

Italia ka anuluar disa fluturime avionësh për shkak të reshjeve të dendura të borës, ndërkohë që në Turqi, qyteti i Stambollit është goditur nga një stuhi bore.  /Blitz.al/

Shperndaje