Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Acari ende nuk ka ikur, rikthehet bora në Korçë dhe Elbasan

Acari ende nuk ka ikur, rikthehet bora në Korçë dhe Elbasan
January 16
09:09 2017

Edhe pse moti i keq i pak ditëve më parë që mbërtheu vendin në çdo skaj të tij tashmë është larguar dhe temperaturat janë ngritur disi, sërish nuk mund të themi se dimri ka kaluar.

Në Korçë dhe Elbasan mëngjesin e sotëm janë rikthyer reshjet e borës. Në Korçë raportohet se bora vijon të bjerë duke arritur një trashësi deri në 5 cm në Fushëgropën e Korçës dhe akoma më të madhe në zonat malore të këtij qarku, duke shkuar mbi 10-15 cm.

Qafa e Plloçës, Qafë Thana dhe Qafë Qarri kalohen me pak vështirësi deri tani.

Borë ka pasur edhe në Elbasan dhe rrethinat e tij, veçanërisht në malësinë e Librazhdit, por pa shkaktuar probleme në qarkullim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje