Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Abuzonte seksualisht me të bijën, arrrestohet babai monstër pas denoncimit

Abuzonte seksualisht me të bijën, arrrestohet babai monstër pas denoncimit
July 10
08:27 2019

Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare”, të abuzimit seksual që babai kishte kryer për tre vite me vajzën e tij, ka reaguar menjëherë dhe Policia e Shtetit, sipas të cilës është bërë arrestimi i tij.

Mbrëmjen e djeshme, “Fiks Fare” transmetoi një ngjarje të rëndë, të incestit brenda familjes. Babai abuzonte sistematikisht me vajzën e tij për vite me rradhë, e sikur kjo të mos mjaftonte, ai e dhunonte të bijën që të mos tregonte. Gjatë emisionit, nuk u bë me dije as vendi ku kishte ndodhur ngjarja, as dhe inicialet e personave të përfshirë, të gjitha këto për të ruajtur vajzën 18-vjeçare, megjithatë këto t dhëna janë përfshirë në njoftimin e Policisë.

Siç tregonte dhe vetë viktima e abuzimit përpara kamerës, ajo kishte bërë më herët denoncim për babain, por ai ishte njoftuar nga efektivët:

Bëra denoncimin, por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij” shprehet vajza. Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.”

Sipas forcave të rendit, burri është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë. /Blitz.al/

Burimi: Top Channel

Komento
Shperndaje