Blitz

 Breaking News

Abuzimi me të miturën, Lala: Videoja i ka shkuar familjes. Vajza ka tentuar dy herë vetëvrasjen

Abuzimi me të miturën, Lala: Videoja i ka shkuar familjes. Vajza ka tentuar dy herë vetëvrasjen
June 02
09:02 2020

Mbrëmjen e djeshme e në emisionin Opinion është folur mbi rastin e rëndë të abuzimit me të miturën në Tiranë nga një 65-vjeçar.

Detajet e zbuluar më vonë e bëjnë edhe më të rëndë ngjarjen pasi për abuzimin mësohet se kanë patur informacion persona në lagjen ku banonte minorenia si edhe prindërit e saj. Megjithatë ky fakt nuk u denoncua dhe abuzimi vijonte

“Më fal kur lagjja e paska ditur, kur shkolla e paska ditur, kur njerëzit rreth e rrotull e paskan ditur, kur familja e ka ditur dhe ti i kërkon medias sot? Ke një shoqëri të tërë që nuk hapin gojën që është një maskarallëk i tërë publik shoqëror dhe gjykojnë vajzën për këtë”- tha Blendi Fevziu.

Vajza ende ndodhet në shtëpi ndërsa Mirgit Vataj, psikolog i “Alo 116” tha se nesër do të ketë një mbledhje të komitetit ndërsektorial për ta dërguar atë në një qendër sociale.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh e shqetësuar se çfarë po ndodh aktualisht me vajzën dhe shtoi se ajo kishte tentuar dy herë vetëvrasjen.

Vataj – Do të ketë një ,mbledhje të komitetit teknik ndërsektorial me të gjithë aktorët, që janë shoqëria civile, autoritetet shtetërore

Lala – Po sot çfarë po ndodh me të? Se që do ta çoni nesër në qendër ma thanë edhe mua. A keni informacion që vajza ka tentuar dy herë vetëvrasjen?

Vataj – Nuk dua të flas me detaje pasi nuk dua të ekspozoj situatën duke nxjerrë të dhëna konfidenciale.

 

Lala ka zbuluar të tjera detaje tronditëse nga ngjarja. Gazetarja tha se një pjesë e videos që u filmua nga i moshuari, i ka shkuar edhe familjes dhe gjithashtu është publikuar në rrjetet sociale. Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë histori, është fakti që të gjithë në zonë kishin informacion lidhur me ngjarjen. Lala thotë se një ndër nxënësit e arrestuar gjithashtu për abuzim është djali i një mësueseje të shkollës.

“Abaz Doku ishte roja i shkollës ku vajza shkonte në klasën e 6-të. Në klasën e 7-të i ka vënë në presion psikologjik, nëse ajo nuk bëhej e tij do t’i shkruante emrin në mure, do të thoshte që ishte e përdalë. Më pas ka filluar ta joshë vajzën dhe më në fund ka arritur të kryejë marrëdhnëie me të në banesën e vëllait. Aty e ka filmuar dhe disa kohë e ka vënë në presion duke e kryer këtë akt në mënyrë të vazhdueshme. Për shkak të sjelljes jokorrekte si roje, drejtuesit e kanë larguar. Ata deklarojnë që nuk kanë patur dijeni. Këtë video Abaz Doku e ka shpërndarë në disa nxënës të shkollës. Ata kishin gjetur një shtëpi të braktisur pranë lumit të Babrrusë dhe aty kryenin aktin. Familjarëve u ka vajtur një pjesë e videos dhe videoja është hedhur edhe në rrjetet sociale.

Njëri nga djemtë e arrestuar për abuzim është djali i një mësueseje, e cila në prokurori ka pranuar se kishte informacion çfarë ndodhte me vajzën. Ajo ishte një histori që e dinte gjithë zona. Babai ka vajtur fillimisht dhe ka kërkuar llogari tek familjarët e 65-vjeçarit. Ata i kanë thënë që e kemi larguar nga shtëpia. Më pas është nëna që bashkë me vajzën kanë shkuar në polici. Kjo histori kishte 2 vjet dhe në mënyrë flagrante që nga marsi i vitit 2019”, tha gazetarja.

Share