Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Abuzime në administratën shtetërore: 18 të punësuar dhe 7 të larguar tek Ujësjellësi-Kanalizime gjatë fushatës

Abuzime në administratën shtetërore: 18 të punësuar dhe 7 të larguar tek Ujësjellësi-Kanalizime gjatë fushatës
June 24
16:09 2017

Nga Anduena Llabani

 

Edhe pse kanë mbetur fare pak orë nga koha për të votuar, njësia Task – Forcë pranë kryeministrit vazhdon të referojë raste të abuzimeve në administratën shtetërore.

Pak minuta më parë, zyra e shtypit pranë zv.kryeministrit njoftoi se ka paditur në prokurorinë e përgjithshme shoqërinë e Ujësjellësit të Kanalizimeve.

Sipas disa verifikimeve, shoqëria anonime e cila është në varësi direkte të Bashkisë Tiranë, ka punësuar 18 persona, mes të cilave 7 janë në shkelje të Kodit Elektoral.

Njoftimi për shtyp:

Zyra e zv.kryeministrit, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës së ngritur në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 1.06.2017, ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme informacionin e verifikuar më parë nga grupi i kontrollit se shoqëria Ujësjellës Kanalizime sh.a, shoqëri e cila ka varësi direkte nga Bashkia e Tiranës, pas datës 26 maj 2017 ka punësuar 18 shtetas dhe ka larguar 7 në shkelje të Kodit Elektoral.

Informacioni është verifikuar edhe nga Drejtoria e Tatimeve, nga e cila kanë ardhur të dhëna mbi punësime dhe largimet rishtazi për periudhën zgjedhore për të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë këtu edhe shoqëritë tregtare me kapital 100 % shtetëror.

Zyra e zv.kryeministres Mandija njofton se ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës si dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar në Kodin Penal./Blitz.al/

 

Shperndaje