Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Abaaoud, ‘truri’ i sulmeve terroriste në Paris u spiunua nga një myslimane

Abaaoud, ‘truri’ i sulmeve terroriste në Paris u spiunua nga një myslimane
April 12
10:37 2016

Vendndodhja e Abdelhamid Abaaoud, i konsideruar nga të gjithë si ‘truri’ pas sulmeve terroriste të Parisit më 13 nëntor të vitit të kaluar, është treguar nga një grua myslimane! Këtë e shkruan “Washington Post” që e ka intervistuar atë.

Bashkë me xhihadistin 28-vjeçar, në vendin ku fshihej ai, humbi jetën edhe kushurira e tij 26-vjeçare Hasna Aitboulahcen, e cila e kishte ndihmuar atë të arratisej pas masakrës.

Por, ishte një grua tjetër e cila e konsideron veten si mamaja adoptive e Aitboulahcen, ajo e cila i telefonoi në mënyrë të fshehtë policisë dhe dha një ndihmë të madhe në ndalimin e terroristëve, të cilët kishin në plan sulme të tjera.

Prokurori i Parisit – François Molins, më 18 nëntor zbuloi ekzistencën e një dëshmitari kyç i cili kishte ndihmuar forcat e rendit t’i afroheshin gjurmëve të të shumëkërkuarit Abaaoud.

“Është e rëndësishme që e gjithë bota të dijë se unë jam myslimane. Po aq e rëndësishme për mua është që njerëzit të kuptojnë se Abaaoud dhe të tjerët si ai nuk kanë bërë atë që të mëson në të vërtetë Kur’ani!” – shprehet gruaja myslimane, e cila sot ndodhet nën mbrojtjen e autoriteteve!

Abdelhamid Abaaoud

Etiketimet
Shperndaje