Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A mori pjesë Rama në protestat anti-Trump në Amerikë?

A mori pjesë Rama në protestat anti-Trump në Amerikë?
November 12
15:43 2016

Këtë pyetje e ka shtruar në Facebook-un e tij personal ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka sulmuar Ramën për qëndrimet e tij gjatë gjithë kësaj kohe dhe deklaratat kundër presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ja statusi i plotë i Berishës:

A mori pjesë Rama në protestat anti-Trump në New York?

Të dashur miq, fotografja e Edvinit, Blerta Kambo, që shoqëron Ramën, i cili ndodhet në New York për motive personale me paratë e taksapaguesve, poston në Facebook-un e saj video nga protestat në rrugët e qytetit kundër presidentit të zgjedhur Trump.

Duket se vetë ajo së bashku me Ramën kanë marrë pjesë në protestë pasi në statusin e saj në Facebook që shoqëron videon, shprehet në shumës, çka lë të kuptohet që ajo në protestë shoqëron për shkak të detyrës bosin e saj. Ajo shprehet: “Ne me kuriozitet nisëm të ndjekim turmën…”. Dhe më tej vazhdon: “Ne i lamë ata (protestuesit) para Kullës së Trump-it”. A e ka fjalën për Ramën apo vetëm për Fugën apo për të dy kur thotë “ne”, këtë nuk e sqaron, sidoqoftë ky status në Facebook i Blertës së paku duket si një pilulë qetësuese për Ramën, i cili tani ka me vete edhe protestuesit, për të cilët mediat thonë se paguhen nga Soros, një kundërshtar i egër i mirënjohur i republikanëve!  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje