Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A mban njeri përgjegjësi për fushatën që bëhet ditën e zgjedhjeve?

A mban njeri përgjegjësi për fushatën që bëhet ditën e zgjedhjeve?
November 20
16:30 2016

Është bërë e udhës që në Shqipëri të shkelen me të dyja këmbët ligjet elektorale nga partitë politike ose kandidatët në zgjedhje lokale apo qendrore.

Shkelja më e fundit në zgjedhjet që po zhvillohen në Kolonjë sot është fushata që vijojnë të bëjnë përmes rrjeteve sociale 2 kandidatët për kryetarë bashkie, Ilia Stefo e Dritan Hajro.

Secili prej tyre, përmes profileve në Facebook, i bëjnë thirrje qytetarëve që të votojnë për njërin apo tjetrin, edhe pse ligji në fakt e ndalon fushatën një ditë para ditës së zgjedhjeve, si edhe ditën kur votohet. /Blitz.al/

ilia-stefo

hajro

Komento
Shperndaje