Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A është Reja trajneri i ri i kombëtares shqiptare? Flet për herë të parë Armando Duka

A është Reja trajneri i ri i kombëtares shqiptare? Flet për herë të parë Armando Duka
April 09
20:50 2019

Pas Beppe Dossena, Gianni De Biasi dhe Christian Panucci, Edy Reja do të jetë “azzurri” i 4-ët që do të marrë drejtimin e Kombëtares, për këtë janë të sigurta mediat italiane. Në kushtet ku në FSHF është thuajse e pamundur të marrësh informacione mbi trajnerin e ri të Shqipërisë, kjo e kushtëzuar shumë sipas tyre nga loja e menaxherëve, në mediat italiane informacioni nuk mungon, madje zbardhin me detaje nga takimi që Armand Duka ka zhvilluar me ish trajnerin e Lazios, Napolit, Atalantës e shumë ekipeve të tjera në Serie A.

Sipas radios ‘Kiss Kiss Napoli’: Duka është takuar në fundjavë në Bolonja me Edy Rejan ku janë diskutuar detajet e tjera mbi këtë tratative e cila ka nisur menjëherë që pas humbjes që Shqipëria pësoi në “Loro Boriçi” kundër Turqisë, çka solli më pas dhe shkarkimin e Panuccit. Mungon zyrtarizimi por Reja dhe Duka kanë rënë dakord, me teknikun italian i cili është gati të marrë drejtimin e Kombëtares.

Reja ka zgjedhur dhe ndihmësin e tij, bëhet fjale për Alessandro Calori, i cili vjen pas një aventurë të shkurtër në drejtimin e Ternana. I kontaktuar nga BalkanWeb, për të mësuar më shumë rreth këtij takimi, Armand Duka u shpreh shkurtimisht: “Nuk është mbyllur asgjë”.

Burimi:Balkanweb

 

Komento
Shperndaje